Zyrtari i NATO-s: Maqedonia e Veriut hyri në Aleancë me emrin e ri kushtetues
![Zyrtari i NATO-s: Maqedonia e Veriut hyri në Aleancë me emrin e ri kushtetues](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/05/mk-nato.webp)
Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s me emrin kushtetues dhe ky është emri me të cilin prezantohet, tha një zyrtar i Aleancës Veriatlantike për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA në lidhje me përdorimin e emrit Maqedoni nga presidentja Siljanovska Davkova.
Zyrtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, për ANA-MPA tha se RMV është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe “kontribuon ndjeshëm në sigurinë tonë kolektive”.
“Marrëveshja e Prespës hapi rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kontribuoi në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë të rëndësishme për t’u mbajtur ndërmjet aleatëve. Maqedonia e Veriut hyri në Aleancë me emrin e saj kushtetues dhe me atë emër prezantohet në NATO”, tha zyrtari.