Zyrtari i lartë i qeverisë izraelite: Irani tentoi të vri’ste Netanyahun

Zyrtari i lartë i qeverisë izraelite: Irani tentoi të vri’ste Netanyahun

Një zyrtar i lartë i qeverisë izraelite tha se Irani u përpoq të vriste kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Kanali 12 izraelit publikoi një lajm duke cituar një zyrtar të lartë të qeverisë izraelite të ketë thënë se “Irani u përpoq të vriste Netanyahun”.

Ndërkaq, gazeta Yediot Ahronot raportoi se shtëpia e Netanyahut është dëmtuar dhe se agjencia e inteligjencës së brendshme izraelite Shin Bet është në gatishmëri rreth të gjithë zyrtarëve qeveritarë.

Ndryshe, një dron i nisur nga Libani goditi zonën ku ndodhet rezidenca e kryeministrit Benjamin Netanyahu në qytetin e Cezaresë në veri të Izraelit.

MARKETING