Zyrtari amerikan: SHBA-ja do të dërgojë tanke ‘Abrams’ në Ukrainë

Zyrtari amerikan: SHBA-ja do të dërgojë tanke ‘Abrams’ në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sipas një zyrtari amerikan, me gjasë “që nesër” do të njoftojë planet për të dërguar tanke luftarake ‘M1 Abrams’ në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari amerikan për AA tha se njoftimi do të përfshijë “një numër tankesh”, respektivisht 30 deri në 50 tanke.

Më herët gjatë ditës, media të shumta amerikane raportuan se administrata e presidentit Biden po përpiqet të dërgojë tanke ‘M1 Abrams’ në Ukrainë pasi udhëheqësit ukrainas kërkuan nga Perëndimi për armë shtesë për ta ndihmuar vendin të mbrohet kundër luftës së Rusisë.

Vendimi i mundshëm për të dërguar atë që raportet e quajtë një “numër të konsiderueshëm tankesh” në Kiev vjen pasi Ëashingtoni dhe Berlini vazhdojnë të luftojnë për furnizimin me tanke në Ukrainë.

Gjermania është përballur me presion në rritje për t’i siguruar ushtrisë Ukrainës tanket e saj kryesore ‘Leopard 2’, veçanërisht pasi Mbretëria e Bashkuar ra dakord të dërgojë 14 nga tanket e saj ‘Challenger 2’.

Ukraina përshëndeti vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e tankeve ‘Challenger 2’, por tha se kjo nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e saj në fushën e betejës, duke u bërë thirrje veçanërisht vendeve që posedojnë tanke ‘Leopard 2’ që t’i dërgojnë ato në Ukrainë.

Derisa Gjermania deri më tani ka kundërshtuar dërgimin e tankeve të saj në Ukrainë, ajo ka deklaruar se nuk do të pengojë Poloninë ta bëjë këtë nëse ajo dëshiron. Vendet që kanë blerë tanket nga Gjermania duhet të marrin një miratim nga Berlini nëse duan t’i ri-eksportojnë.

Javën e kaluar, kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas faqes së lajmeve ‘Politico’, u tha ligjvënësve amerikanë se qeveria e tij nuk do të miratojë dërgimin e tankeve ‘Leopard 2’ në Ukrainë nëse fillimisht SHBA-ja nuk dhuron tanket e veta.