Zyrtarët ushtarakë të Iranit dhe Arabisë Saudite takohen për herë të parë pas normalizimit të marrëdhënieve

Zyrtarët ushtarakë të Iranit dhe Arabisë Saudite takohen për herë të parë pas normalizimit të marrëdhënieve

Zyrtarët ushtarakë iranianë dhe të Arabisë Saudite u takuan në Rusi për herë të parë pas 7 vitesh, pas rivendosjes së marrëdhënieve midis Teheranit dhe Riadit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, gjeneral brigade Aziz Nasserzade dhe zv/ministri i mbrojtjes i Arabisë Saudite, Talal bin Abdullah al-Otaybi, u takuan në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë.

Gjatë takimit u arrit marrëveshje mes dy palëve për të emëruar atashetë ushtarakë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Dy zyrtarët ushtarakë theksuan rëndësinë e rolit të forcave të armatosura të vendeve në zbutjen e marrëdhënieve midis Teheranit dhe Riadit dhe efektet pozitive nga kjo gjë për të dy vendet, rajonin dhe botën islame.

– Marrëdhëniet Iran-Arabia Saudite

Marrëdhëniet midis dy vendeve u ndërprenë pasi 47 persona, përfshirë klerikun shiit, Nimr al-Nimr, u ekzekutuan me akuza për “terrorizëm” në Arabinë Saudite më 2 janar 2016.

Më 10 mars, Irani dhe Arabia Saudite vendosën të normalizojnë marrëdhëniet pas një ndërprerjeje 7-vjeçare dhe ranë dakord të rihapin ambasadat e tyre, të rifillojnë fluturimet midis dy vendeve dhe të lehtësojnë vizat.

MARKETING