Zyrtarët: 7 të plagosur pasi raketat iraniane goditën 7 lokacione në Izrael

Irani ka nisur një sulm hakmarrës ndaj Izraelit, me raketa iraniane që goditën shtatë lokacione në të gjithë vendin, transmeton Anadolu.
MARKETING
Radioja e Ushtrisë Izraelite raportoi se ekipet e emergjencës po operojnë në vendet e prekura nga raketat iraniane dhe se puna po vazhdon në ato zona.
Shërbimi i emergjencës Magen David Adom konfirmoi se shtatë persona janë plagosur në sulmet iraniane deri më tani.
Ushtria izraelite tha se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Irani dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë për t’i kapur ato.
Për shkak të lëshimeve të raketave, alarmet dëgjoheshin në pjesë të ndryshme të Izraelit gjatë gjithë incidentit, duke sinjalizuar një gjendje të shtuar të gatishmërisë në të gjithë vendin.