ZYRTARE/ Të gjithë të kënaqur, Asani largohet nga Korea dhe vendoset nën dispozicionin e klubit legjendar

Jasir Asani është zyrtarisht lojtar i Esteghlal. Siç pritej, klubi nga Irani ka blerë kartonin e sulmuesit shqiptar nga Guangju për rreth 1 milion euro.
Esteghlal nuk ka pritur fundin e kontratës, për ta pasur Asanin në dispozicion. Dhe pse u tha fillimisht se do të bashkohet me ekipin e ri në janar, marrëveshja ndryshoi duke i lënë të gjithë palët e kënaqura.
Klubi ku do të luajë Asani është legjendar në Iran, ndryshe edhe më i njohuri atje. Esteghlal ka mbështetje të madhe të tifozëve, që e kanë treguar edhe në postimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Asani po provon një tjetër eksperiencë të re. Pas Koresë së Jugut ishte radha e Iranit për t’u shtuar në listën e tij.