Zyrtare: Suhareka ndanë rrugët me Shpetim Duron

Suhareka ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Shpetim Duro.
Klubi suharekas zbuloi se rrugët i kanë ndarë me marrëveshje të dyaanshme.
“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro”, thuhet fillimisht në reagimin e Suharekës.
“Ju urojmë shumë suksese në vazhdim e gjithë kryesia, stafi dhe futbollistët të jemi falënderues për gjithçka”, përfundon shkrimi i suharekasëve.
Me Duron në krye të ekipit, Suhareka ka arkëtuar 13 pikë, që përkthehet në katët fitore, 1 barazim dhe dy humbje. /Telegrafi/