ZYRTARE: Struga TL ndaj Hesperange luan te stadiumi i FFM-së!

ZYRTARE: Struga TL ndaj Hesperange luan te stadiumi i FFM-së!

Ndeshja e turit të tretë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës ndërmjet Struga Trim Lum dhe Swift Hesperange, nuk do të luhet në arenën “Todor Proeski”.

MARKETING

Kështu ka vendosur Institucioni më i lartë i futbollit europian, sipas të cilëve fusha e stadiumit “Todor Proeski” nuk i përmbush aspak kriteret e kërkuara nga ana e tyre, andaj është marrë vendim që ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Swift Hesperange të zhvillohet në stadiumin pranë Qendrës Sportive “Petar Milloshevski” tek FFM.

Ndeshja e parë e turit të tretë midis Struga Trim Lum dhe Swift Hesperange do të zhvillohet me datë 10 gusht me fillim në ora 17:00.

MARKETING