Zyrtare: Stefano Pioli, trajner i ri i Fiorentinës

Zyrtare: Stefano Pioli, trajner i ri i Fiorentinës

Stefano Pioli është zyrtarisht trajneri i ri i Fiorentinës. Rikthimi i tij në Seria A ishte bërë fakt prej kohësh, megjithatë mungonte vetëm zyrtarizimi.

Fiorentina e ka prezantuar me kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Bashkë me Piolin është zyrtarizuar edhe stafi, që do të përbëhet nga 12 pjesëtar.

Kjo eksperiencë për të vjen pas asaj me Al Nasr në Arabinë Saudite. Pioli mbahet mend në Itali për aventurën me Milanin ku u shpall kampion.

MARKETING