Zyrtare: Rasmus Hojlund ka kompletuar transferimin e tij te Napoli

Zyrtare: Rasmus Hojlund ka kompletuar transferimin e tij te Napoli

MARKETING

Rasmus Hojlund ka kompletuar transferimin e tij te Napoli, në formë huazimi nga Manchester United, me opsion blerjeje që mund të shndërrohet në detyrim për një shumë totale prej 50 milionë eurosh.

MARKETING

Sample Image

Sulmuesi 22-vjeçar danez mbërriti në Itali gjatë fundjavës për testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën vetëm pak para mbylljes së afatitkalimtar.

Sipas marrëveshjes, Napoli paguan 6 milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe do të ketë mundësinë ta blejë për 44 milionë euro të tjera. Ky opsion bëhet i detyrueshëm në rast se skuadra kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

Manchester United ka ruajtur gjithashtu një përqindje prej 5% nga shitja e ardhshme e lojtarit, ndërsa kontrata e Hojlund përfshin edhe një klauzolë lirimi të vendosur midis 85 dhe 90 milionë eurove.

Ky transferim erdhi si pasojë e mungesës së Romelu Lukakut, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në kofshë.

Hojlund rikthehet kështu në Serie A, ku kishte shpërthyer me Atalantën në sezonin 2022/23, përpara se të transferohej te Manchester United për 77.8 milionë euro plus bonuse deri në 9.9 milionë.

Me fanellën e “Djajve të Kuq”, ai shënoi 26 gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 95 paraqitje zyrtare.

MARKETING