Zyrtare: Luis Enrique, trajner i ri i PSG-së

Zyrtare: Luis Enrique, trajner i ri i PSG-së

PSZH-ja ka njoftuar emërimin e Luis Enrikes si trajner kryesor të ekipit të parë, me spanjollin që ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Enrike si futbollist ka bërë karrierë në klube si Sporting de Gijon, Real Madrid dhe tek Barcelona. Katër vjet pas tërheqjes së tij nga futbolli, ai mori rolin e trajnerit, fillimisht me ekipin B të Barcelonës, ndërsa më pas te Roma si eksperienca e tij e parë në një kampionat elitar. Enrike e drejtoi edhe Sellta Vigon, para se të marr drejtimin e Barcelonës në vitin 2014 ku fitoi edhe titujt e tij të parë atje. Gjatë sezonit 2014/2015, ai arriti të fitojë tre trofet kryesorë: Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Spanjës

MARKETING