Zyrtare: Liverpool konfirmon largimin e katër lojtarëve

Zyrtare: Liverpool konfirmon largimin e katër lojtarëve

Liverpool zyrtarisht ka konfirmuar se katër futbollistët si Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex-Oxlade Chambarlain do të largohen në verë.

Secili nga këta lojtarë do të largohen si agjentë të lirë, me “Reds” që po duan një revolucion gjatë afatit kalimtar veror.

“Liverpool mund të konfirmojë se Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chambarlain do të largohen sapo t’iu skadojnë kontratat”.

“Të katër lojtarët luajtën rol në skuadrën e Jurgen Kloppit që fitoi Ligën e Kampionëve, UEFA Superkupën dhe Kupën e Botës për klube në vitin 2019, duke u bërë skuadra e parë e Liverpoolit që e fiton titullin pas 30 viteve duke mbledhur 99 pikë në sezonin 2019-20”.

“Të katër lojtarët do të largohen me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për kontributin që kanë dhënë”, shkroi gjiganti anglez në komunikatën zyrtare.
Nga të katër lojtarët, vetëm Milner deri më tani ka vendosur për të ardhmen pasi do t’i bashkohet rivalit Brighton si agjent i lirë në verë.

Roberto Firmino është përmendur për një kalimi në Itali ose Spanjë, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Sa i përket dyshes, Naby Keita dhe James Milner ende nuk dihet se me cilat skuadra janë në negociata dhe ku do ta vazhdojnë karrierën.

Liverpool ka gjetur edhe zëvendësuesit e mesfushorëve pasi duan Mac Allister të Brightonit, si dhe Mason Mountin e Chelseas.

MARKETING