Zyrtare: Interi kompleton transferimin e Andy Diouf

Andy Diouf ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij te Inter nga RC Lens, me një kosto të raportuar prej 20 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse.
Mesfushori iu nënshtrua testeve mjekësore sot dhe i kaloi ato pa asnjë problem.
Reprezentuesi francez, i cili mbushi 22 vjeç në maj, ka dy paraqitje me ekipin kombëtar të parë të Francës.
Ai kaloi nëpër akademitë e të rinjve të Paris Saint-Germain dhe Stade Rennais, ndërsa u afirmua te FC Basel gjatë sezonit 2022/2023, që çoi në një transferim prej 5.5 milionë eurosh.
Vetëm disa javë pas atij transferimi, ai u shit me fitim të madh te RC Lens për 14 milionë euro, dhe tani, dy vite më vonë, çmimi i tij është rritur sërish në 25 milionë euro gjithsej.
Diouf u identifikua si përforcim për mesfushën e Interit pasi tentativa fillestare për të marrë Manu Kone nga Roma dështoi.