Zyrtare: Ganezi Issah Kuka, futbollist i ri i FC Shkupit

Zyrtare: Ganezi Issah Kuka, futbollist i ri i FC Shkupit

Sulmuesi nga Gana, Isah Kuka është futbollisti më i ri i FC Shkupit. Ganezi te Shkupi vjen në formë huazimi për një vit, me mundësi që në fund të sezonit të bëhet futbollist bardhekaltër. Ganezi vjen te Shkupi nga skuadra e Premier Ligës së Ganës, nga skuadra e Hearts of Oak, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e Real Tamale.

Në 41 ndeshje të luajtura ai ka shënuar 14 gola dhe gjithashtu ishte një nga asistuesit më të mirë të ekipit të tij.

Ndryshe 21 vjeçari tashmë është grumbulluar me ekipin dhe ka zhvilluar stërvitjet e para nën urdhrat e trajnerit Mlladen Zhizhoviç.

MARKETING