Zyrtare: Futbollistët e Kosovës refuzojnë të dalin në fushë, gjyqtari e mbyll ndeshjen

Zyrtare: Futbollistët e Kosovës refuzojnë të dalin në fushë, gjyqtari e mbyll ndeshjen

Gjyqtari, Morten Krogh e ka përfunduar ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë për shkak të sigurisë së ulët në “Arena Nationala”.

Pas më shumë se një ore pritjesh, Franco Foda refuzoi ta nxirrte ekipin në fushë, pasi nuk pati siguri nga huliganët rumunë, që hodhën gjësende të forta, u futën në fushë dhe bënë thirrje: “Serbia, Serbia”.
Edhe pse insistimeve të vazhdueshme nga gjyqtari dhe delegati i takimit, futbollistët kosovar nuk pranuan të kthehen.
Ndeshja ishte nderprerë pak minuta pa përfunduar, derisa tashmë do të pritet vendimi final nga UEFA.

MARKETING