Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
KF Shkëndija ka zyrtarizuar angazhimin e sulmuesit senegalez Fabrice Tamba, i cili nga sot do të jetë pjesë e kuqezinjve. 21-vjeçari ka nënshkruar kontratë 3.5-vjeçare, pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore.
“Kur kam dëgjuar se ky ekip më dëshiron mua, isha shumë i lumtur sepse unë vërtet dua të luaj për këtë skuadër. Ndjehem shumë i lumtur, bashkohem me ekipin më të mirë të kampionatit. Besoj se ne do të arrijmë objektivin të dalim kampion,” u shpreh Tamba pas nënshkrimit të kontratës.
Shkëndija do të jetë klubi i dytë i Tambas në Maqedoninë e Veriut, pasi vitin e kaluar ishte pjesë e Shkupit, ku u transferua nga gjigandi portugez, Braga. Më herët, Tamba ka luajtur për Beira-Mar Almada dhe Covilha në Portugali, duke fituar përvojë të rëndësishme që tashmë do ta vë në shërbim të kuqezinjve