Zyrtare: Erion Shuku rikthehet te Shkupi
Erion Shuku një talent premtues i futbollit dhe produkt i akademisë së klubit edhe zyrtarisht është rikthyer te FC Shkupi. Shuku, i cili si 17 vjeçar ishte pjesë e ekipit kampion në vitin 2022, ka treguar aftësitë e tij dhe ka bërë përvojë të vlefshme duke luajtur vitet e fundit në ekipe të ndryshme të ligës së dytë.
Me rikthimin e Shukut, FC Shkupi edhe një herë ka konfirmuar se puna me të rinjtë është një nga prioritetet kryesore, duke synuar të zhvillojë futbollistë që jo vetëm do të forcojnë skuadrën, por edhe do të bëhen ambasadorë të sukseseve të ardhshme të klubit.
Kujtojmë që Erion Shuku, vetëm si 17 vjeçar, verën e vitit 2021, kishte debutuar për FC Shkupin në kupat evropiane, duke lujatur 13 minuta në ndeshjen e xhiros së dytë eliminatore të Conference League, kundër Santa Clara nga Portugalia, ndërsa ai tashmë ka filluar të ushtroj bashkë me grupin, nën prirjen e trajnerit Alparslan Erdem dhe nesër bashkë me ekipin, do të udhëtoj për në Antali të Turqisë, ku skuadra do të përgatitet deri më tetë shkurt.