ZYRTARE: Enis Bardhi nënshkruan me Konyasporin

ZYRTARE: Enis Bardhi nënshkruan me Konyasporin

Mesfushori shkupjan, Enis Bardhi, është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit turk Konyaspor. Pas aventurave te Trabzonspor dhe Bodrum FC, kjo është skuadra e tretë turke në karrierën e kapitenit të Maqedonisë së Veriut.

Bardhi ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin nga Konya, nga e cila do të përfitojë afërsisht 1 milion euro në vit, përfshirë pagën bazë dhe bonuse të ndryshme.

Përveç karrierës në klube, Enis Bardhi mban edhe shiritin e kapitenit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ku prej vitesh është një nga figurat më të rëndësishme të ekipit kombëtar.

MARKETING