Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Struga Trim Lum

Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Struga Trim Lum

Struga Trim Lum ka zyrtarizuar emërimin e Bledi Shkëmbit si trajner i ri të ekipit të parë, duke pasuar në këtë detyrë Illço Gjorgjioskin. Shkëmbi, një emër i njohur në futbollin shqiptar si ish-lojtar dhe trajner, vjen në këtë post pas dy periudhave në krye të KF Tiranës. Angazhimi i tij në Strugë përfaqëson një hap të ri në karrierën e tij, me fokus në ndërtimin e një projekti afatgjatë dhe konkurrues. Kontrata me trajnerin korçar është lidhur për një periudhë dyvjeçare, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër, në varësi të ecurisë dhe rezultateve. Përkrah Shkëmbit, në rolin e ndihmës trajnerit do të jetë Sabien Lilaj, ish-mesfushori i Skënderbeut dhe i Kombëtars së Shqipërisë. Pjesa tjetër e stafit teknik do të vijojë detyrën: Meriton Gega dhe Dejan Leskaroski si ndihmës trajnerë, Stefan Meçkarovski si trajner fizik, si dhe Dardan Miftari në rolin e trajnerit të portierëve.

MARKETING