Zyrtare: Benjamin Sesko, lojtar i ri i Man Utd

Klubi anglez, Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Benjamin Sesko nga RB Leipzig.
Djajtë e Kuq kanë kryer edhe transferimin e tretë në fazën sulmuese këtë verë, duke përforcuar shumë këtë repart.
“Manchester United ka kënaqësinë të konfirmojë se Benjamin Sesko i është bashkuar klubit, me kusht që të përfundojë regjistrimi”.
“Slloveni ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2030”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, gjatë dy sezoneve të fundit, Sesko ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar nën moshën 23 vjeç në pesë ligat kryesore të Evropës. 22-vjeçari shënoi 21 gola dhe regjistroi gjashtë asistime për RB Leipzig gjatë sezonit të fundit.
Ai ka luajtur 41 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola për Slloveninë që kur u bë debutuesi më i ri i vendit të tij në vitin 2021.