Zyrtare, Asensio do largohet nga Real Madridi këtë verë

Marco Asensio do të largohet nga Real Madrid pas mbylljes së këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i “Los Blancos” në një publikim në faqen zyrtare, ku ka bërë me dije se pas përfundimit të kontratës, 30 qershor, sulmuesi do të largohet.

Asensio fitoi 17 tituj me Realin, 3 Kupa Evropiane, 4 Kupa Botërore për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 1 Kupë Mbreti dhe 3 Superkupa Spanjolle.

MARKETING