Zyrtare: Abdukodir Khusanov, lojtari i ri i Man Cityt
Manchester City ka njoftuar afrimin e Abdukodir Khusanov nga Lens, me lojtarin që ka nënshkruar për katër vjet e gjysmë, ndërsa do të barttë fanellën me numrin 45.
Lojtari nga Uzbekistani do të bashkohet me skuadrën e Pep Guardiolës për pjesën e dytë të sezonit 2024/25, ndërsa kontratën e tij që e mban të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2029.
“Jam absolutisht i lumtur që i bashkohem Manchester Cityt, një klub që e shikoj me endje për një kohë të gjatë”.
“Kjo skuadër është plot me lojtarët më të mirë në botë dhe mezi pres t’i takoj dhe të luaj përkrah tyre”.
“Dhe sigurisht që Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mëdhenj ndonjëherë dhe unë jam shumë i emocionuar të mësoj prej tij dhe të përmirësoj lojën time edhe më shumë”, deklaroi ai.