Zvicra me Xhakën, Shaqirin dhe dy shqiptar tjerë në Prishtinë

Zvicra me Xhakën, Shaqirin dhe dy shqiptar tjerë në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës në muajin shtator do të pret Zvicrën në Prishtinë për ndeshjen e vlefshme të eliminatoreve për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani.

Seleksionuesi i përfaqësueses helvete, Murat Jakin ka publikuar sot listën me futbollistët që do të luajnë ndaj Kosovës, ku të përfshirë janë edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri si dhe Ardon Jashari e Uran Bislimi.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të luhet me 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndërkohë FFK ka njoftuar se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur dhe gjithë stadiumi do të jetë i stërmbushur.

MARKETING