Zv/kryeministri Mexhiti: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!

Zv/kryeministri Mexhiti: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!

Zëvendëskryeminstri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partnerët e koalicionit i ka fituar bindahëm zgjedhjet në Kosovë.

MARKETING

“Fitore me zemër cep më cep Kosovës!

Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime VETËVENDOSJE! Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhnjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore.

Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen e lartë të demonstruar sot. Urime dhe komplimente institucioneve të Kosovës për zgjedhjet demokratike dhe atmosferën festive anembanë Kosovës”, u shpreh Mexhiti.

MARKETING