Zulhajrat Demiri falënderon VLEN dhe Ziadin Selën për përkrahjen e kandidaturës së tij

Zulhajrat Demiri falënderon VLEN dhe Ziadin Selën për përkrahjen e kandidaturës së tij

Kandidati i pavarur për komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se ka shprehur falënderimet e tij ndaj koalicionit VLEN dhe z. Ziadin Sela për përkrahjen e dhënë ndaj kandidaturës së tij.

“Sa i përket strukturave partiake që janë radhitur pas kandidaturës time të pavarur, unë kam shprehur mirënjohje edhe në një emision tjetër televiziv për koalicionin VLEN dhe z. Sela. Ndërsa strukturat partiake tregojnë një harmoni të madhe dhe më shohin si një kandidat unifikues, duke lënë mënjanë ngjyrat e tyre partiake dhe duke u bashkuar rreth një kandidature të përbashkët. Por ajo që është më e rëndësishme është mbështetja dhe kurajoja që marr nga qytetarët, të cilët më shtyjnë të vazhdoj këtë proces”, deklaroi Demiri.

MARKETING