Zlatko Dalic tregon pse e bojkotoi FIFA-n: Meritojmë më shumë respekt!

Zlatko Dalic tregon pse e bojkotoi FIFA-n: Meritojmë më shumë respekt!

Zlatko Dalic nuk bie dakord. Trajneri i Kroacisë, përmes kanaleve zyrtare të federatës sulmoi FIFA-n sepse nuk kishte vlerësuar arritjen e lojtarëve të saj, të cilët u renditën të tretët në Botëror.

“Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i FIFA-s ndaj kombëtares kroate, sepse bazuar në gjithçka që kemi arritur si ekip, ne meritojmë më shumë respekt nga organi më i lartë i qeverisë së futbollit botëror. Duke u konsultuar me listën e 14 të nominuarve për lojtarin më të mirë të FIFA-s, përveç të madhit Modric, ku janë lojtarët e tjerë kroatë?

Nuk dua të përmend emra, por a nuk kishte vend për Kovacic në atë listë? Po për Gvardiolin? Po Dominik Livakovic nuk e meritonte të ishte një nga pesë finalistët për çmimin e portierit më të mirë, pas gjithçkaje që bëri në Katar?
Me gjithë këtë gjë, kam vendosur të mos marr pjesë në votimin për çmimet e këtij viti, por dua t’i përgëzoj të gjithë fituesit për çmimet e tyre të merituara. Në veçanti për Modriç për vendin e katërt. Ai është gjithmonë numri një në botë për mua”, është shprehur i revoltuar me FIFA-n tekniku kroat.

MARKETING