Zjarri në Mariovë po përshkallëzohet, angazhohen 200 persona në shuarjen e zjarrit

Zjarri në Mariovë po përshkallëzohet, angazhohen 200 persona në shuarjen e zjarrit

Rreth 200 persona – zjarrfikës, pjesëtarë të ushtrisë, policë, punonjës të “Pyjeve Kombëtare”, si dhe banorë të zonës kanë shkuar herët në mëngjes në rajonin e Mariovës që të ndërhyjnë në shuarjen e zjarrit.

Për përmasat e zjarrit njoftoi mbrëmë vonë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov.

Mbrëmë është mbajtur seanca e shtabit komunal të krizës në Prilep, në të cilën është konstatuar nevoja për më shumë burime njerëzore dhe mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit të madh.

Angelov ka informuar dje në mbrëmje se zjarri është përhapur për shkak të erës së fortë dhe gjatë ditës së djeshme kanë tentuar të përfshijnë një helikopter dhe një “ertraktor” të SSO, por për shkak të tymit të lartë janë tërhequr sepse fluturimi i tyre mbi zjarr ka qenë i pasigurt.

Zjarri, siç tha Angelov, është duke lëvizur në drejtim të fshatrave Bonçe, Krushevicë, Peshtani, Dunje dhe Kalen.

“Rreth 200 profesionistë do të marrin pjesë në fikje. Për herët në mëngjes janë rënë dakord për disa masa, ndër të tjera: do të përfshihen 70 pjesëtarë të ARM-së, 25 pjesëtarë të policisë speciale, 40 punonjës të NP “Pyjet Kombëtare” dhe mbi 60 zjarrfikës nga disa qytete. Në terren do të jenë gjithsej 195 persona, pjesëtarë të ARM-së, zjarrfikës, nga policia speciale. Përveç Prilepit, janë angazhuar edhe zjarrfikës nga Kavadari, Ohri, Manastiri, Resnja, Novaci, Mogila, Koçani, Radovishi, Sveti Nikolla, Strumica dhe Shtipi. Nëse ka nevojë do të thirren edhe zjarrfikës të tjerë në mëngjes”, tha Angelov.

MARKETING