Zjarri në Makprogres Vinicë, Oda Ekonomike formon Shtab krize për ta ndihmuar kompaninë

Zjarri në Makprogres Vinicë, Oda Ekonomike formon Shtab krize për ta ndihmuar kompaninë

Oda ekonomike kumtoi se dje në mënyrë aktive është përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në fabrikën Makprogres në Vinicë, është alarmuar edhe Qeveria. Nga Oda paralajmëruan formim të shtabit të krizës me pronarin e fabrikës me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjeve, duke shprehur me atë rast keqardhje për dëmin e pësuar të kompanisë, anëtare e tyre.

“Dje rreth orës 19:20, kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski u njoftua nga pronari i Makrpogres Vinicë, Gligor Cvetanov se në fabrikë ka shpërthyer zjarr. Menjëherë është alarmuar Qeveria, kryeministri, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, të cilat i dhanë urdhrat e nevojshëm për shpëtim të fabrikës, por edhe krahas aktiviteteve intensive, duhet të konstatohet se tre linja kyçe prodhimi janë shkatërruar plotësisht”, ceket në kumtesë.

Oda ekonomike njëherit shpreh keqardhje për tragjedinë e këtillë e cila do të lë gjurmë të thellë ndaj punës së anëtares së tyre dhe siç theksojnë, “një prej kompanive më të suksesshme në Maqedoni, në grupin e kompanive më të njohura në industrinë konditore, e njohur për brendin ‘Vinçini’”.

Në shuarjen e zjarrit, shtohet, kontribut dhanë edhe ekipet tona, të cilat i vendosën në dispozicion kapacitetet e veta.

“Ekipi i Odës ekonomike është i pranishëm në vendin e ngjarjes që nga çasti i shpërthimit të zjarrit dhe së bashku me pronarët do të formojë shtab të krizës. Oda po ndërmerr aktivitete për normalizim të plotë të gjendjeve”, qëndron në kumtesën e Odës ekonomike.

MARKETING