Zjarri masiv vazhdon në New Jersey, për zjarrvënien akuzohet një adoleshent

Zjarri masiv pranë bregut në New Jersey të SHBA-së që ka djegur mijëra hektarë tokë, në një moment detyroi mijëra evakuime, shkatërroi një biznes dhe disa automjete, si dhe mbylli disa rrugë, raporton Anadolu.
Zjarri shpërtheu të martën në mëngjes në Zonën e Menaxhimit të Kafshëve të Egra ‘Greenwood Forest’ pranë Barnegat Township.
Derisa re të errëta të tymit mbuluan rajonin, zjarrfikësit vazhduan punën për të mbrojtur shtëpitë dhe strukturat e tjera, ndërsa zyrtarët lëshuan këshillë për shëndetin publik për shkak të përkeqësimit të cilësisë së ajrit.
Një adoleshent u akuzua për ndezjen e një zjarri që shkaktoi zjarrin masiv në këtë pjesë, e cila tashmë ka djegur rreth 1.070 hektarë tokë.
19-vjeçari Joseph King, sipas prokurorëve në New Jersey, u akuzua për zjarrvënie të rënduar dhe zjarrvënie të qëllimshme në lidhje.
Hetuesit thanë se më 22 prill ai i vuri flakën paletave prej druri pranë një ndërtese tregtare, pastaj u largua nga zona pa e shuar siç duhet zjarrin.
Zyrtarët thanë se zjarri dogji ndërtesën, pastaj u përhap me shpejtësi në të gjithë zonën, duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve.
King u ndalua të nesërmen dhe është në paraburgim në pritje të një seance gjyqësore.
Zjarri është vendosur nën kontroll vetëm 50 për qind, ndërkohë zyrtarët thanë se ky mund të jetë zjarri më i madh në New Jersey në 20 vitet e fundit.