Zjarrfikës nga Tetova u nisën drejt Turqisë, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Zjarrfikës nga Tetova u nisën drejt Turqisë, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Republika e Turqisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të tërmetit që goditi disa qytete në juglindje të Turqisë.

“Komuna e Tetovës dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje me popullin turk në këto ditë të vështira dhe në nevojë për të gjetur dhe shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit të djeshëm ka dërguar një grup zjarrfikësish të specializuar dhe të licencuar për fatkeqësi natyrore drejt Turqisë.

“Në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje, një grup prej 9 zjarrfikës të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë sot janë nisur për në Juglindje të Turqisë në ndihmë të popullit turk”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

MARKETING