Zjarre në Urën e Brooklynit në New York gjatë shfaqjes së fishekzjarreve për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Zjarre shpërtheyen në Urën e Brooklynit në New York të shtunën në mbrëmje gjatë shfaqjes së fishekzjarreve për festimet e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së të organizuara nga Macy’s, transmeton Anadolu.
Flakët dhe tymi u panë duke u ngritur nga pjesë të urës ikonike ndërsa fishekzjarrët lëshoheshin nga vetë struktura mbi lumin East River, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi gjatë shfaqjes vjetore të fishekzjarreve të Macy’s për Ditën e Pavarësisë, ndërsa SHBA-ja shënoi 250-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

