Zjarre masive në Portugali, mbi 1 mijë zjarrfikës në terren për përballimin e flakëve
Disa vatra zjarri kanë shpërthyer këtë pasdite në veri dhe qendër të Portugalisë, duke mobilizuar mbi 1 mijë zjarrfikës, të mbështetur nga 20 avionë dhe helikopterë për shuarjen e flakëve.
Sipas agjencisë portugeze të mbrojtjes civile, zonat më problematike janë Santarem, Guarda, Braga dhe Bragança, ku zjarret kanë prekur kryesisht sipërfaqe me shkurre.
Situata është përkeqësuar nga rritja e temperaturave në vend, të cilat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në rajonet qendrore dhe jugore të Portugalisë.
Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA) ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve është aktualisht “shumë i lartë” në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

