Ziadin Sela: Krerët e VLEN-it legjitimojnë veprimet e VMRO-së

Ziadin Sela: Krerët e VLEN-it legjitimojnë veprimet e VMRO-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sonte takoi strukturat e partisë në Shkup, njofton SHENJA.

Sela ka akuzuar krerët e VLEN-it se po legjitimojnë veprimet e VMRO-DPME-së, të cilët po i heqin të drejtat e shqiptarëve.

“Ju kujtohet Rrahman Morina. Ç’bëri ai? Ai ishte aty vetëm për të legjitimuar, për t’i dhënë legalitet dhe për t’i dhënë legjitimitet vendimeve të ciat i sillte Sllobodan Millosheviqi. Në të njëjtën situatë pak a shumë ndodhemi edhe ne sot. Ç’bëjnë këta kryetarët e VLEN-it? Legjimitojnë veprimet të cilat VMRO-DPMNE dhe të gjithë dashakqinjtë e shqiptarëve  këtu në Maqedoninë e Veriut i bëjnë duke ne hequr të drejtat tona, të cilat janë arritë më shumë mund dhe sakrificë. Edhe atëherë, edhe tani për kundërshpërblim kanë vetëm pushtetin”, u shpreh Sela.

Sela më tej shtoi se Aleanca për Shqiptrët asnjëhere nuk ka vuajtuar nga pushteti

“Aleanca për Shqiptarët nuk ka qenë e tillë kurr. Aleanca për Shqiptarët nuk ka vuajtuar kurr nga pushteti”, tha më tej Sela. /SHENJA/

MARKETING