Zidane drejt Francës, pas Botërorit Zizu merr vendin e Deschamps?

Zidane drejt Francës, pas Botërorit Zizu merr vendin e Deschamps?

Me Kupën e Botës që do të zhvillohet pas nëntë muajsh, Franca është ende e fokusuar tek objektivi i madh, por e ardhmja e pankinës blu duket se është e shkruar. Legjenda Zinedine Zidane po i afrohet gjithnjë e më shumë stolit të kombëtares franceze.

 

Presidenti i Federatës, Philippe Diallo, nuk dëshiron të nxitojë dhe synon t’i japë qetësi Didier Deschamps-it për turneun e verës së ardhshme. Megjithatë, pas Botërorit, gjithçka pritet të ndryshojë.

Deschamps e ka bërë tashmë të ditur se do të largohet, duke i hapur rrugën një pasardhësi të kalibrit të Zidane. Sipas gazetës “L’Equipe”, ish-trajneri i Real Madridit ka nisur të përgatitet për këtë sfidë dhe është këshilluar edhe me Laurent Blanc për eksperiencën në drejtimin e kombëtares.

Vetë Zizou e ka pranuar se një ditë të ulej në pankinën e Francës është ëndrra e tij. Një ëndërr që, pas Botërorit, duket më afër se kurrë për t’u bërë realitet. Ndaj Zizu tek Gjelat nuk është më një fantazi, por një realitet i prekshëm, zyrtarizimi i së cilit pritet të vijë shumë shpejt, pse jo menjëherë pas përfundimit të aventurës në Botëror të kombëtares francze.

MARKETING