Ziberi pas takimit me Ali Ahmetin: Diskutuam për zgjedhjen e kryetarit të degës së Sarajit
Para disa minutave ka përfunduar mbledhja në mes kreut të BDI-së, Ali Ahmetit me degën e Sarajit. Në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëherit anëtari i “Grupit të Zjarrit”, Blerim Bexheti, transmeton SHENJA.
Ndërkaq, deputeti nga Saraji, Arban Ziberi tha se kjo ishte një mbledhje e rregullt e Ahmetit me degët e partisë.
“Kishim takim me Ahmetin, pra dega e Sarajit, kemi diskutuar për zgjedhjen e kryetarit të degës së Sarajit. Ai na njoftoi për vendimin që Rafiz Aliti që është bërë koordinator i Sarajit” deklaroi Ziberi.