Zhvilloi që sot stërvitjen e parë me Milanin, flet Konseisao: Krenari dhe punë, nuk kemi kohë

Zhvilloi që sot stërvitjen e parë me Milanin, flet Konseisao: Krenari dhe punë, nuk kemi kohë

Serxho Konseisao është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Milanit dhe vetëm pak orë pasi mbërriti në Itali, drejtoi edhe stërvitjen e parë me kuqezinjtë. Tekniku portugez, i cili mori vendin e Paulo Fonsekës së shkarkuar, në fjalët e tij të para për mediat e klubit, theksoi se tani kuqezinjtë nuk kishin kohë për të humbur, në kërkim të lavdisë së dikurshme.

“Jam krenar për këtë aventurë, por emocioni është i momentit. Duhet të punojmë, duhet të kemi zemrën e ngrohtë dhe kokën e ftohtë, për të punuar në maksimum dhe të arrijmë të fitojmë ndeshjet. Përfaqësojmë një klub shumë të madh në nivel botëror dhe duhet të jemi në lartësinë e historisë së tij.

Nuk kemi shumë kohë, por ky nuk është justifikim. Me kohën që kam në dispozicion duhet të bëj maksimumin që të bëj lojtarët të kuptojnë çfarë duhet të bëjnë. Ka shumë punë për të bërë këtu me ta, por me organizim dhe cilësi, do të arrijmë të bëjmë një punë të mirë.

Fjalët mbeten fjalë, unë duhet ta tregoj me fakte. Duhet të ketë shumë punë nga ana e të gjithëve, jemi këtu për të punuar. Tifozëve u them se do të punojmë shumë, duam të jemi në lartësinë e këtij klubi të madh”, ishin fjalët e para të Konseisaos.

MARKETING