Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Ministri Osmani i bën thirrje presidentit Pendarovskit që të thirr Këshillin e Sigurisë
Kryediplomati Bujar Osmani i ka bërë thirrje presidentit aktual Stevo Pendarovski, përmes konferencës së sotme tematike në lidhje me aktualitetin politik në Lindjen e Mesme, që të thirr Këshillin e Sigurisë.
“E këshilloj presidentin e shtetit që të thirr Këshillin e Sigurisë, përfshirë liderët e opozitës dhe partive politike. Sepse, një eskalim në Lindjen e Mesme, mund të shkaktoj një valë te re të migrantëve, të cilët do ta shfrytëzonin rutën ballkanike, e këtu edhe Maqedoninë e Veriut. Prandaj, duhet ta rrisim rezistencën e shtetit ndaj këtyre sfidave”, ka deklaruar ministri Osmani.