Zhegrova-Juventus, presidenti i Lilës zbulon bisedimet dhe vendimin për sulmuesin: Mediat italiane e ekzagjerojnë

Olivier Letang, presidenti i klubit të Lilës, ka folur sot publikisht rreth çështjes së Edon Zhegrovës dhe zërave të një transferimi të mundshëm të tij në Serinë A. Lojtari ka shprehur dëshirën të largohet ndaj nuk është përfshirë në skuadër deri tani. Por sipas Letang, lamtumira e tij, aq më tepër drejt Juventusit siç është përfolur ditët e fundit, është krejtësisht e pamundur në këtë sezon.
“Njoh shumë mirë Damien Komolin dhe kemi folur disa herë që kur ka marrë drejtimin te Juventusi. Kishte ndonjë shkëmbim deri disa javë më parë, dera ndoshta ishte ende më e hapur atëherë, por sot pozicioni im është i qartë: Edoni qëndron. Nuk kam marrë asnjë ofertë. Mediat italiane kanë tendencë të ekzagjerojnë, nuk ka asnjë akord apo negociatë në zhvillim e sipër. Futbollisti ka rifilluar stërvitjen me grupin të martën pasdite, ka një shqetësim të vogël fizik por sot është stërvitur rregullisht”, tha presidenti.
Edhe trajneri Bruno Genesio në konferencë për shtyp theksoi me forcë se Zhegrova ishte pjesë e planeve të tij. “Ai ka punuar me ne këtë javë, edhe pse është normale që të rigjejë pak ritmin. Ndeshja e tij e fundit zyrtare ka qenë më 14 dhjetor. Gjithsesi, mund të jetë pjesë e grupit për ndeshjen e të dielës ndaj Monakos”, tha ai.