Zguro: Ndaj Sileksit do të përpiqemi të marrim tre pikë!

Zguro: Ndaj Sileksit do të përpiqemi të marrim tre pikë!

Struga Trim Lum nesër do të pret Sileksin për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 10-të në elitën e futbollit vendor. Para kësaj sfide, nga radhët e kampionëve në fuqi ka folur Vangjel Zguro.

“Vijmë pas një ndeshje shumë të mirë me Shkëndijën, mirëpo që për fat të keq doli që rezultati të mos jetë në favorin tone. Ndaj Sileksit do përpiqemi të marrim 3 pikëshin dhe të tregojmë që neve jemi skuadra kampione në fuqi. Mos të harrojmë që kemi edhe një ndeshje më pak, atë kundër Vardarit, ashtu që besoj se do jemi përsëri aty  lartë, mirëpo gjithsesi se njëherë edhe gjithë vëmendja, 100%, është e përqëndruar te ndeshja e së dielës kundër Sileksit. Gjë e mirë gjithashtu është loja e mirë e Struga Trim Lum që po bind, ashtu që besoj se rezultatet do vijnë kur ke lojë të mirë”,  shprehet Vangjel Zguro nga radhët e kampionëve.

Ndeshja Struga – Sileksi luhet të dielën nga ora 14:00.

MARKETING