Zgjedhjet në Gjermani, Merz shpall fitoren: Do ta përmbushim mandatin e qeverisë

Zgjedhjet në Gjermani, Merz shpall fitoren: Do ta përmbushim mandatin e qeverisë

Friedrich Merz, sipas sondazheve ka fituar zgjedhjet e kësaj të diele për Qeverinë e re federale në Gjermani me 29% të votave. Ai ka bërë një mesazh në rrjetin e tij social X, teksa ka shprehur mirënjohjen ndaj qytetarëve për besimin e dhënë ndaj tij.
“Ne, CDU dhe CSU, kemi fituar këto zgjedhje federale. Faleminderit për besimin që keni dhënë tek ne dhe tek unë. Dhe në këtë kontekst dua të them një fjalë respekti për konkurrentët tanë politikë. Tani do ta përmbushim shpejt mandatin tonë të qeverisë, sepse bota atje nuk na pret. As nuk pret bisedime dhe negociata të gjata për koalicionin. Tani duhet të bëhemi sërish të aftë për veprim’’, ka shkruar Friedrich Merz.

MARKETING