Zgjedhjet në Gjermani, çfarë parashikojnë sondazhet? Kush kryeson garën dhe si luhaten kuotat për kancelar

Zgjedhjet në Gjermani, çfarë parashikojnë sondazhet? Kush kryeson garën dhe si luhaten kuotat për kancelar

Një sondazh i fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani tregon se CDU kryeson me të paktën 13 pikë përpara SPD dhe 10 pikë më shumë se AfD e ekstremit të djathtë.

Sondazhi është kryer nga INSA për BILD, ndërsa krahasuar me javën e kaluar CDU ka një rënie me 1 pikë, AfD rënie me 3 pikë dhe SPD një ngjitje me 2 pikë.

CDU, në sondazhin e fundit për 2024-ën, kuotohet në 31 %, SPD 17% dhe AfD 20%.

Të Gjelbrit janë në kuotën e 12%, ndërsa FDP në 4%. Kjo e fundit nuk mund të hyjë në Bundestag nëse mbetet në këtë kuotë.

I vetmi ndryshim këtë vit është se partia e re Wagenknecht. BSW është në kuotën 7 %.

Referuar sondazhit 13% e votave aktualisht shkojnë për partitë që nuk arrijnë në kuotën 5%, që është edhe pragu minimal për t’u përfaqësuar në Bundestag. Kjo është arsyeja që shumica parlamentare mund të arrijë në kuotat 44 %.

Shefi i INSA-s, Hermann Binkert tha për BILD se  “aktualisht ka mazhorancë parlamentare CDU/SPD  prej 48 për qind, ndërsa aleanca SDU/ Të Gjelbrit është në kuotën 43 përqind, shifër e pamjaftueshme”.

Ka gjithashtu pak luhatje për emrin e kancelarit. Krahasuar me javën e kaluar, kandidatja për kancelare e AfD, Alice Weidel ka humbur 3 pikë dhe është vetëm pak përpara kandidatit për kancelar të Unionit, Friedrich Merz.

MARKETING