Zgjedhjet në Bullgari, partia “Bullgaria Progresive” kryeson me 44.5 për qind të votave

Zgjedhjet në Bullgari, partia “Bullgaria Progresive” kryeson me 44.5 për qind të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bullgari publikoi sot rezultatet e ndërmjetme të zgjedhjeve parlamentare të së dielës, me 68.3 për qind të votave të numëruara deri në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale, transmeton Anadolu.

“Bullgaria Progresive” kryeson me 44.5 për qind të votave, e ndjekur nga partia Vazhdo Ndryshimin – Bullgaria Demokratike me 14 për qind dhe GERB-UDF me 13.1 për qind.

Lëvizja për të Drejta dhe Liri mori rreth 5.4 për qind ndërsa “Vazrazhdane” (Rilindja) fitoi 4.5 për qind.

Sipas Kodit Zgjedhor të Bullgarisë, KQZ-ja kërkohet do të shpallë rezultatin përfundimtar dhe shpërndarjen e vendeve për partitë dhe koalicionet jo më vonë se katër ditë pas ditës së zgjedhjeve. Emrat e anëtarëve të zgjedhur të Parlamentit duhet të publikohen brenda shtatë ditëve.

Votimi i së dielës shënoi zgjedhjet e teta parlamentare të Bullgarisë që nga viti 2021.

MARKETING