Zgjedhjet e ripërsëritura lokale, jehona e votuesve deri në orën 17:00 është 25.55%
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri në orën 17:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 32.747 qytetarë apo 25,55% e votuesve,
Në Vrapçisht, kanë votuar 30.01 . në Gostivar, kanë votuar 25.23 % në Qendër Zhupë, kanë votuar 12.35% ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 25.93 %.
Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë mbahen në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet përsëriten për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33,33%. Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 %, në Vrapçisht 25.18%, në Mavrovë&Rostushë 30.31% dhe në Qendër Zhupë 21.49%. Në zgjedhjet e përsëritura nuk vlen pragu i daljes prej një të tretës së votuesve.

