Zgjedhjet e përsëritura, deri ora 18:30 kanë votuar 28,07% e votuesve
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri në orën 18:30, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot u zhvilluan zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 35.984 qytetarë apo 28.07% e votuesve.
Në Gostivar, kanë votuar 28.22 %. në Vrapçisht, kanë votuar 31.76% në Qendër Zhupë, kanë votuar 13.18% ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 28.04%.
Në disa vendvotime ende vijon votimi edhe pas orës 19:00 për shkak se vendvotimet u hapën me vonesë.
Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë u mbajtën në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet përsëriten për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33,33%.

