Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të kushtojnë mbi 10 milionë euro
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, në vlerë prej 10 milionë e 887 mijë euro.
Ky plan është aprovuar me 10 vota për dhe asnjë kundër, ndërsa sipas përfaqësuesve të KQZ-së, buxheti është hartuar në bazë të kërkesave të njësive përkatëse.
Nga shuma totale, pjesa më e madhe prej mbi 10.6 milionë euro është e destinuar për mallra dhe shërbime, ndërsa pjesa tjetër përfshin paga, shpenzime komunale dhe investime kapitale.

