Zgjedhjet e kryetarëve të BDI-së, zjarrtarët i tremben një kasaphaneje

Zgjedhjet e kryetarëve të BDI-së, zjarrtarët i tremben një kasaphaneje

Fraksioni i BDI-së ka reaguar lidhur me zgjedhjet e brendshme brenda kësaj partie, ku sipas tyre një qasje e tillë përçarëse do të ketë epilog si në Kumanovë.  Në një komunikatë për media  ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për kërcënimet që i bëhen dhe për kategorizimin e tyresi shpifje nga ana e BDI-së.

FRAKSIONI I BDI-SË

“Ne, si Fraksion brenda BDI-së duam të shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj reagimit të zyrës për informim të BDI-së, që këtë veprim të rëndë, të ulët e të rrezikshëm, e kategorizon si shpifje.  Duam të rikujtojmë edhe një herë, para se të jetë vonë, pikërisht me këtë qasje neglizhuese, shpërfillëse, përçarëse, dy ciklet e fundit të zgjedhjeve të brendshme partiake në degën e Kumanovës kanë epilog me bilans kasaphane me TË VRARË, TË PLAGOSUR DHE TË BURGOSUR”.

E sa i takon demokracisë dhe procesit të zgjedhjeve të brendshme,  Fraksioni thekson se Komisioni Qëndror Zgjedhor i BDI nuk ka kuorum të merr asnjë vendim, sepse nga 7 anëtarë, 4 nuk marrin pjesë.

FRAKSIONI I BDI-SË

“Ritheksojmë se parimi një anëtar një votë është jostatutar, pra shkel statutin e partisë me dy këmbë. E për ironi të gjithë kësaj situate ku po trumpetohet çdo ditë për demokraci e vlera demokratike, në realitet po shohim që veçmë kryetarët e degëve me dekret po caktohen apriori nga kryetari Ali Ahmeti”.

Pak ditë më parë kryetari Kmunës së Çairit, Visar Ganiu, pjesë e fraksionit të BDI-së denoncoi në polici se është kërcënuar me jetë nga Muharem Hasani, kandidat për kryetar nëdegën e BDI-së në Butel.

Enis Murtezi /SHENJA/  

MARKETING