Zgjedhjet e Jashtëzakonshme, Osmani: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme, Osmani: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë të premten dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Në një konferencë për media, Osmani deklaroi se mosarritja e votimit të presidentit në seancën e së enjtes mbrëma ka bërë të pashmangshme shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ajo theksoi se situata e krijuar mund të ishte shmangur, duke kritikuar përfaqësuesit politikë që, sipas saj, nuk vepruan në interes të qytetarëve.

“Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata përfaqësues nuk zgjodhën interesin e popullit”, u shpreh Osmani.

Presidentja e cilësoi si papërgjegjësi faktin që Kuvendi nuk arriti të zgjedhë kreun e ri të shtetit dhe paralajmëroi se vendi po hyn në një cikël të ri zgjedhor në një kohë kur stabiliteti politik është i domosdoshëm.

“Askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, deklaroi ajo.

MARKETING