Zgjedhjet/Berisha: Ka dyshime të forta se është ndërhyrë në algoritmin e makinerive

Zgjedhjet/Berisha: Ka dyshime të forta se është ndërhyrë në algoritmin e makinerive

Në mbledhjen e sotme të kryesisë ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se ka dyshime se është ndërhyrë në algoritmin e makinerive të përdorura në zgjedhjet e 14 Majit në zonat ku është votuar në mënyrë elektronike.

Berisha tha se kjo gjë duhet provuar ndërsa shtoi se ekspertë të fushës konfirmojnë se makineritë e përdorura këtë radhë në zgjedhje nuk kanë qenë të sigurta.

“Po marr zonat e votimit elektronik. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votimin elektronik, por faktet e shumta janë mbledhur dhe po mblidhen. Një informacion që kemi është 100% i sigurt. Janë përdorur si militantë të PS operatorët që rrinin për të ndihmuar dhe asistuar zgjedhësit. Ata funksionuan si pjesë e aparatit të partisë Socialiste. Ka qendër në të cilën një operator në kundërshtim me të gjitha ligjet mund të ketë shoqëruar dhjetëra herë ata që votonin. Ka qendra ku është përdorur shoqërimi si rrugë kryesore për të diktuar votimin dhe jo pak. Këto janë të dokumentuara, por ka dyshime të forta se është ndërhyrë në algoritmin e makinerive.

Natyrisht dyshimet duhen provuar. Se të themi që është ndërhyrë, duhet ta faktojmë, se nuk mund ta themi. Por ka dyshime se është ndërhyrë në alogrimin e tyre. Ekspertë të fushës, me njohuri në këtë fushë, konfirmojnë se këto makineri kësaj radhe nuk kanë qenë të sigurta. Ekspertët kanë bërë sugjerime te tyre se si këto makineri mund të bëhen të sigurta. Pra, ata kanë bërë konstatime dhe thonë se nuk kanë qenë të sigurta. Sidoqoftë ne do të ndjekim deri në fund çdo shkelje ligji dhe dhunim të votës.”, tha Berisha.

MARKETING