Zëvendëskryeministri Mariçiq për vizitë dyditore në Bruksel
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin dyditor “Porta globale” në Bruksel ku është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 40 përfaqësuesve të lartë qeveritarë të vendeve anëtare dhe partnerëve të BE-së, si dhe delegacione të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, sektorit privat dhe institucioneve financiare, duke përfshirë Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, nikoqir i Forumit është kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen, e cila do të mbajë fjalën hyrëse në tubimin ku pjesëmarrësit do të debatojnë për çështjet që kanë të bëjnë me investimet globale në infrastrukturë, sfidat me të cilat përballen sektorët publikë dhe privatë, tranzicioni në energjinë e gjelbër, mbështetjen e arsimit dhe kërkimit, sigurinë e lëndëve të para kritike dhe zhvillimin e korridoreve të transportit dhe infrastrukturës digjitale.