Zëvendësi i Flikut flet para “El Clasico”-s: Nuk ka favoritë, shpresojmë që Jamal të jetë…

Zëvendësi i Flikut flet para “El Clasico”-s: Nuk ka favoritë, shpresojmë që Jamal të jetë…

Hansi Flik nuk doli në konferencën e zakonshme për mediat në prag të “El Clasico”-s për shkak pezullimit që mori në ndeshjen kundër Gironas. Vendin e tij e ka marrë Markus Sorg i cili është ndihmëstrajneri.

“Është një nder për mua të jem në stol në këtë ndeshje, presim një ndeshje shumë të vështirë. Duhet të shfaqim pikat tona të forta, siç është presioni i lartë. Duhet t’i bëjmë gjërat mirë, të ushtrojmë presion me dhe pa top, të shtyjmë përpara nëse është e nevojshme… por nuk do ta ndryshojmë mënyrën se si i bëjmë gjërat, kjo nuk do të na ndihmonte.”

Për Rafinjën: “Çdo ekip do të donte ta kishte Rafinjën, por kjo është situata. Ai është i lënduar. Do të shohim nëse Ferran do të fillojë, do të vendosim nesër. Kunde? Zhyles u stërvit mirë dhe do të shohim se si ndihet pas seancës. Nëse është në formë, do të luajë. Kemi një ide të qartë për ndeshjen.”

Për mungesën e Flik: “Nëse Hansi nuk është aty, do të na mungojë. Ai është pjesa më e rëndësishme e ekipit. Është një disavantazh, por e njëjta gjë vlen edhe për lojtarët. Duhet të japim 100% dhe ta trajtojmë këtë situatë sa më mirë që të mundemi.”

Për Lamine Jamal: “Ai është një lojtar i klasit të parë dhe do të jetë një motivim i madh për të. Shpresojmë ta shohim në formën e tij më të mirë nesër.”

Për atë se kush është favoriti: “Në këto ndeshje, gjithçka është 50-50. Kushdo që luan më mirë në fushë fiton.”

Për Real Madridin: “Ata po bëjnë një seri të shkëlqyer, si vitin e kaluar. Sfida më e madhe është përballja me vijën e sulmit, ata ushtrojnë shumë presion atje. Në Bernabeu, nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë, ka shumë emocione. Jemi të përgatitur. Duhet të jemi të kujdesshëm, të ushtrojmë presion të mirë, të mbrohemi mirë dhe të mbajmë posedimin e topit. Nëse mund ta bëjmë këtë, mund të fitojmë. Kemi folur për sjelljen e sulmuesve kundërshtarë, mbrojtësit tanë janë gati për Vinin dhe Mbapen.”

MARKETING